Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric po përjeton formën e tij më të mirë në karrierë këtë sezon me klubin italian, Sassuolo. Kjo notë është më e madhja që një portier ka arritur ta marrë këtë deri tani këtë sezon në pesë ligat më të mira evropiane. Pas tij vijnë Herve Koffi i Angers me notë 9.4 në ndeshje ndaj Paris FC dhe Leo Roman i Mallorcas, gjithashtu me notë 9.4 për përballjen me Atletico Madridin. Muric gjithashtu është portieri më notën më të mirë mesatare deri më tani këtë sezon në pesë ligat kryesore evropiane, me një vlerësim prej 7.78. Thënë ndryshe, reprezentuesi 26-vjeçar i Kosovës po përjeton formën më të mirë të karrierës dhe ky sezon me Sassuolon mund t’i sigurojë atij përsëri një klub të madh për vitet në vazhdim.