Veprimtari shqiptar nga SHBA, Ramzan Bekteshi ka reaguar ndaj vendimit për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër, duke akuzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se po favorizon Serbinë në dëm të Kosovës. Sipas Bekteshit, Rama nuk ka treguar të njëjtën qasje për të mbështetur hapjen e një konsullate të Kosovës në Luginën e Preshevës, ndërsa e cilëson këtë si një tjetër rast të injorimit të interesave të Kosovës dhe shqiptarëve në Luginë, përcjell “Bota sot”. Konsullatë serbe në Shkodër me procedurë të përshpejtuar, sepse, ndër të tjera ajo do të aranzhoj martesat e femrave shqiptare me serb të varfër. Pse Rama nuk pati kurajo t’i thotë Vuciqit se konsullata e Kosovës në Luginën e Preshevës është ajo legjitimja, por Rama ia zë vendin Kosovës. Rama, kosullata në Luginë i takon shtetit sovran të Kosovës!