Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri (SPAK) i komunikoi të premten akuzë të re ish-zëvëndëskryeministres, Belinda Balluku. Deri tani, Ballukut i është ngritur aktakuzë për “shkelje të barazisë në tenderë” për dy procedura prokurimi: ndërtimin e tunelit të Llogarasë në jug të Shqipërisë, me vlerë rreth 200 milionë eurosh si dhe për ndërtimin e lotit të katërt të Unazës së Madhe të Tiranës në vlerën 22 milionë eurosh. Pas paraqitjes së Ballukut në SPAK dhe akuzës së re, reagoi Partia Demokratike në opozitë. Gjykata Kushtetuese fillimisht pezulloi zbatimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme, duke i lejuar Ballukut të vijonte përkohësisht detyrën. Në dhjetor 2025, SPAK i kërkoi Kuvendit heqjen e imunitetit të Ballukut për të mundësuar arrestimin e saj.