A janë ata më të merituarit dhe më të informuarit të flasin për këtë ngjarje lë për të dëshiruar. Akademiku bashkë me Fehmi Aganin dhe Bardhyl Qaushin kanë qenë iniciatorët dhe përkrahësit më të mëdhenj të miratimit të Deklaratës. E kishin prapa Shërbimin profesional të Kuvendit të Kosovës të asaj kohe, por edhe Qeverinë e Kosovës dhe vetë Jusuf Zejnullahun që ishte në krye të asaj qeverie. Pas meje menjëherë u nis grupi i delegatëve për takimin me kryetarin e Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të Kosovës, Jusuf Zejnullahu. Ky delegacion i delegatëve arriti të futet brenda vetëm pas intervenimit të vetë kryetarit të Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të Kosovës.