As nuk reagoi fort apo SHQIPTARISHT për deklaratën genocidiste të ministres së Vucicit, Snezana Paunovic, se "po të ishte në krye të shtetit më 1998 do ta spastronte etnikisht Kosovën...!" Prej tyre, janë shitur dhe janë blerë qindra apartamente nga pronarë serbë, në plazhet shqiptare nga Ksamili në Velipojë!? Për koincidencë apo për më tepër, edhe në qytetin e lindjes apo të origjinës, të ministrit të jashtëm, Ferit Hoxha!? Nënkuptohet se përse e do qeveria e Vuçiçit dhe sherbimi sekret i tij edhe një konsullatë në Shkodër! Edhe më SHQIP: për të pasur më shumë hapësirë, mundësi, liri...për me gjet ose ble edhe agjentë apo spiunë serbë në këtë qytet!