None
IT
Shqiptarët do ta realizojnë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, vendimin e Kuvendit të Vlorës dhe veprën e Luftës së UÇK-së
[]
Opinione - Bota Sot
Historia moderne e Shqipërisë është ajo e viteve 1878 e deri më sot, e cila ka të hipotekuara ngjarjet më të mëdha historike e patriotike me rëndësi jetike, që mundësuan mbijetesën e kombit shqiptar.
Triumfi i Kombit do të vijë si realizim i asaj vepre të madhe vendimtare të Pavarësisë së Shqipërisë; i kryengritjeve të mëdha të Kosovës për liri e pavarësi kombëtare; i luftërave të Azem Galicës dhe çetës së tij; si realizim i asaj sakrifice të jashtëzakonshme të veprimtarisë së patriotëve të mëdhenj Hasan Prishtina, Elez Isufi, Bedri Pejani, Mehmet Gradica, Shaban Polluzha etj.
Triumfi i Kombit do të vijë si realizim i Luftës së madhe gjithëkombëtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të Komandantit Legjendar Adem Jashari për bashkimin e trojeve shqiptare.
Këto janë ngjarjet më të mëdha historiko-kombëtare shqiptare.
Këto janë ngjarjet kulmore patriotike të sakrificave më të mëdha në historinë gjithëkombëtare shqiptare; janë ngjarje politike, diplomatike, strategjike dhe, sidomos, luftarake për shtetin dhe pavarësinë e të gjitha trojeve shqiptare, për mbrojtjen e tyre nga copëtimi midis Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë, me ndihmën dhe mbështetjen e fuqive të mëdha të Evropës franko-latine, britanike dhe sllavo-ruse.