None
SQ
Kërkohet komision hetimor dhe interpelancë për Stoillkoviqin
[]
Maqedonia - Bota Sot
Sigurisht që do të kërkojmë një Komision Hetimor, sepse incidenti nuk është i vogël.
Përveç kësaj, kryetari i partisë, Venko Filipçe, në një takim me gazetarët theksoi se për ofendimet, kërcënimet dhe sjelljen e dhunshme të Stoillkoviqit do të paraqesin interpelancë.
“Ekziston iniciativa për Komision Anketues për Ivan Stoillkoviqin për atë që ndodhi gjatë rikonstruimit të Qeverisë.
Ne jemi këtu të nënshkruar me qëllim që vetëm të sigurohet numri i mjaftueshëm i nënshkrimeve që të pranohet.
Ne do të paraqesim interpelancë për Stoillkoviqin sapo Kuvendi të fillojë punën në shtator”, tha Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së.