None
SQ
Klekovski: Spitali i Manastirit ka siguruar pajisje bashkëkohore mjekësore në vlerë prej mbi 30,4 milionë denarë
[]
Maqedonia - Bota Sot
Spitali klinik i Manastirit, në periudhën 2024–2026 ka siguruar pajisje bashkëkohore mjekësore në vlerë prej mbi 30,4 milionë denarësh, me të cilën po zëvendësohen aparate më të vjetra se 20 vjet, për të cilat nuk ekzistonte më mundësi për servisim dhe mbështetje teknike.
Për nevojat e urologjisë është siguruar set për resekcion monopolar, ndërsa për Repartin e mjekësisë interne janë siguruar kolonoskop dhe gastroskop i ri", tha ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.
Me këtë, kjo metodë bashkëkohore diagnostikuese për herë të parë do të aplikohet në Spitalin klinik të Manastirit, duke u mundësuar pacientëve nga Manastiri dhe i gjithë rajoni diagnostikim më të shpejtë, më të saktë dhe më të qasshëm në spitalin e tyre amë.
"Pas shumë vitesh pune me pajisje të vjetruara, Spitali klinik i Manastirit po pajiset me aparaturë që u përgjigjet standardeve të mjekësisë bashkëkohore.
Kjo nuk është vetëm zëvendësim i pajisjeve – kjo është një investim konkret në diagnostikim më të sigurt, trajtim më cilësor dhe mbrojtje më të mirë shëndetësore për qytetarët e Manastirit dhe të gjithë rajonit", deklaroi Klekovski.