Në një intervistë për CNN, ai tha se Izraeli duhet të verifikojë veprimet e Hamasit dhe jo vetëm deklaratat e këtij grupi. Sipas Danon, ekzistojnë dyshime se grupi mund të përpiqet të fshehë armët duke i zhvendosur ato, në vend që t'i dorëzojë. "Çarmatimi do të thotë që armët të largohen nga Gaza dhe Hamasi të mos ketë më kontroll mbi to", u shpreh ai, për CNN, raporton BBC. Duam që palestinezët të kenë një jetë më të mirë dhe një regjim të moderuar, por ideja e një shteti nuk është në tryezë", tha ai. Sipas dokumentit të siguruar nga Associated Press, garantues të marrëveshjes janë Shtetet e Bashkuara, Turqia, Egjipti dhe Katari.