Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë pas dy rasteve të ndara të të shtënave me armë gjatë ahengjeve familjare në Shtime, ndërsa ka iniciuar procedura penale ndaj dy personave të dyshuar. I dyshuari me inicialet L.S., 25 vjeç, ka pranuar se kishte shtënë me armë zjarri dhe ka dorëzuar një pistoletë me dy fishekë. Me urdhër të prokurorit të shtetit, në të dy rastet janë iniciuar procedurat për veprën penale "Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve". Armët janë sekuestruar si prova materiale, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt hetimore. Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë të ndërmarrë masa ligjore ndaj çdo personi që përdor armë në mënyrë të kundërligjshme dhe ka ftuar qytetarët që raste të tilla t'i raportojnë në numrin emergjent 192 ose përmes aplikacionit "Lajmëro Policinë".