None
SV
Juventusi kërkon yllin e Manchester City
[]
Futboll - Bota Sot
Juventusi ka nisur bisedimet me Manchester Cityn për një transferim të mundshëm të Tijjani Reijnders, pasi klubi italian po shqyrton alternativa për mesfushorin pa kontratë Franck Kessie, marrëveshja me të cilin ka ngecur.
Sipas Tuttomercatoweb, duke iu referuar La Stampa, Juventusi ka bërë kontaktet e para si me përfaqësuesit e Reijndersit, për të kuptuar gatishmërinë e holandezit për t’iu bashkuar projektit të klubit, ashtu edhe me Manchester Cityn, për të parë nëse kampioni anglez do të pranonte një huazim.
Ende nuk ka një negociatë zyrtare, por pritet që dialogu mes palëve të vazhdojë.
Interesimi për Reijndersin tregon dëshirën e Juventusit për të rinovuar mesfushën, një repart që trajneri Luciano Spalletti kërkon ta përforcojë.
Përveç Reijndersit, Juventusi po monitoron edhe Leon Goretzkan dhe Davide Frattesin si alternativa, por aktualisht është holandezi ai që shihet si emri më interesant në listën e klubit bardhez.