None
SL
Futen ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia sekuestron dy automjete me mallra pa dokumentacion në Korminjan
[]
Lajme - Bota Sot
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandës në zonën e Korminjanit, ku janë sekuestruar dy automjete dhe mallra të ndryshme pa dokumentacion përcjellës.
Rasti ka ndodhur më 30 korrik 2026, gjatë zbatimit të një plani taktik-operacional në rrugët malore të fshatit Korminjan.
Gjatë kontrolleve, zyrtarët policorë kanë identifikuar dy automjete që dyshohet se kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale malore nga territori i Serbisë.
Gjatë kontrollit të automjeteve janë gjetur dhe sekuestruar mallra të ndryshme pa dokumentacion përcjellës, të cilat dyshohet se janë futur në mënyrë të kundërligjshme në Republikën e Kosovës.
Me autorizim të prokurorit kujdestar në Gjilan, automjetet dhe mallrat janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejme të vlerësimit dhe ruajtjes.