Në çdo kohë, sidomos sot, njerëzit kanë halle, shqetësime, përplasje, probleme e çështje që të çojnë në zyrat e shtetit, sepse kërkohet zgjidhje administrative, ligjore. Në këto ditë të nxehta vere, më çoi nevoja në Horë, tek Komuna, i themi ne. Atje pashë një disiplinë të rreptë, si të ishe në mjediset e një reparti ushtarak të dalluar. Atje pashë një edukatë të njerëzishme, një edukatë pune, një edukatë estetike të shëndoshë, që të bën të ndihesh i vlerësuar si njeri. Shkrimtarët e qytetit, veçanërisht poetët dhe shkrimtarët e Lumit të Bardhë (Lumit të Vlorës) është mirë të kenë libra të tyre edhe në Njësinë Administarive Horë.