Prej disa ditësh, profili anonim “Lule Gjeli” është kthyer në temë debati në rrjetet sociale dhe në mediat e Kosovës. Për “Lule Gjelin”, nga gazetarët është pyetur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, por ai nuk është deklaruar rreth këtij profili. “Problemi ‘Lule Gjeli’”Ndërsa, opinionisti Gani Mehmeti, thotë se në të gjitha sistemet dhe shoqëritë ka pasur njerëz anonimë. Disi, në një mënyrë të tillë., i drejtuar ndaj një njeriu apo ndaj ndonjë të keqeje, ka vepruar edhe anonimi “Lule Gjeli”, një emër anonim simbolik, duke kombinuar dy fjalë “Lule” dhe “Gjeli”. Ne kemi njohur njerëzit me anonimitet jo për të futur urrejtje mes njerëzve, por për të luftuar padrejtësitë e ndryshme të pushteteve në kohë të ndryshme.