None
SQ
LSDM: Pse Qeveria e Mickoskit nuk publikon dokument për ujin në Gostivar?
[]
Maqedonia - Bota Sot
LSDM në një kumtesë për media thotë se funksionarët e Qeverisë janë në kundërshtim në lidhje me ujin në Gostivari.
Nga LSDM thonë se Klekovski njoftoi se deri në fund të javës uji në Gostivar pritet të jetë i sigurt për t’u pirë, ndërsa Hristijan Mickoski deklaroi se ka “baktere të reja” në ujë.
"Secili po shpik historinë e vet dhe qytetarët janë të hutuar dhe nuk dinë çfarë të bëjnë.
Mbi 4,000 njerëz janë helmuar në Gostivar, dhe qeveria e Mickoskit nuk ka publikuar një dokument për ujin në Gostivar.
Në emër të qytetarëve të Maqedonisë dhe Gostivarit, ne kërkojmë sot që raportet për ujin në Gostivar të bëhen publike.