None
SQ
Spanja dërgon ushtarë në ekslavën Ceuta
[]
Evropë - Bota Sot
Spanja dislokoi në Ceuta tri skuadra me nga 20 ushtarë secila, një njësi zhytësish dhe një anije ushtarake, njoftoi Ministria e Brendshme.
Qeveria deklaroi se ushtarët do të mbështesin Gardën Civile (Guardia Civil) për të "ruajtur sigurinë në qytetin e Ceutës".
Sipas të dhënave të autoriteteve gjatë ditëve të fundit në Ceuta kanë mbërritur me not më shumë se 1.500 migrantë.
Ceuta, është një qytet spanjoll në bregdetin e Afrikës së Veriut.
Sipas këtij vendimi, personat që kapen në det gjatë përpjekjes për të arritur në Ceuta me not nuk mund të kthehen nga autoritetet menjëherë në Marok.