Komisioni Evropian ka hapur thirrje për oferta që synon të gjenerojë mbi 30 miliardë euro financim publik dhe privat për ndërtimin e shtatë të ashtuquajturave gigafabrika të Inteligjencës Artificiale për të forcuar pavarësinë e Bashkimit Evropian në këtë fushë. Fondet do të mblidhen dhe shpërndahen nga Ndërmarrja e Përbashkët Evropiane për Kompjuterikën me Performancë të Lartë (EuroHPC JU), e cila u krijua në vitin 2020 për të zhvilluar "një ekosistem superkompjuterik të klasit botëror duke bashkuar burimet e Bashkimit Evropian, të vendeve evropiane dhe të partnerëve privatë". Presidenti amerikan Donald Trump, për shembull, e ka bërë të qartë synimin e tij për të përdorur peshën ekonomike të Shteteve të Bashkuara për të ndikuar në mënyrën se si BE-ja dhe vendet e saj anëtare vendosin rregulla për kompanitë amerikane të teknologjisë. Energjia dhe sfida të tjeraTani BE-ja shpreson të trefishojë kapacitetin e qendrave të saj të të dhënave brenda pesë deri në shtatë vjetëve të ardhshëm, dhe të fitojë më shumë pavarësi teknologjike. Raporti paralajmëroi se: "Bizneset evropiane dhe autoritetet publike do të vazhdojnë të mbështeten te ofruesit amerikanë të inteligjencës artificiale, në dëm të ofruesve evropianë të shërbimeve që përpiqen të konkurrojnë në kufijtë më të avancuar të teknologjisë."