"Punëtorët kanë punuar për orë të tëra me mjete të ndryshme për të liruar rrjetin, duke u përballur me vështirësi të mëdha në terren. Këto veprime janë të papranueshme dhe shkaktojnë dëme serioze në sistemin e kanalizimit, duke rrezikuar funksionimin normal të rrjetit të ujërave të ndotura dhe kolektorëve, me pasoja të drejtpërdrejta për të gjithë qytetarë”, thuhet në njoftim. Kompania bëri të ditur se kjo është hera e dytë brenda një viti që në të njëjtin lokacion gjenden mbeturina të tilla në kanalizim, duke e cilësuar situatën si rezultat të një sjelljeje të përsëritur dhe të papërgjegjshme. Përmes njoftimit, KRU “Gjakova” u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në rrjetin e kanalizimit dhe të kontribuojnë në ruajtjen e infrastrukturës publike. Po ashtu, kompania ka paralajmëruar se në rast të përsëritjes së këtyre veprimeve, do të ndërmarrë masa ligjore dhe do të paraqesë kallëzime ndaj personave përgjegjës.