None
SQ
Abdixhiku i mbijeton nismës për shkarkim, rikonfirmohet kryetar i LDK-së
['Kemajl Berisha', 'Amir Jakupi', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Nol Elshani', 'Edonis Bytyqi', 'Muhamet Hajrullahu', 'Driton Gajraku']
Telegrafi
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është rikonfirmuar në krye të partisë, pasi i mbijetoi nismës për shkarkimin e tij në Kuvendin e jashtëzakonshëm të mbajtur të enjten.Sipas rezultateve të votimit, të siguruara nga Telegrafi, 170 delegatë votuan kundër shkarkimit, duke mbështetur vazhdimin e mandatit të Abdixhikut si kryetar i LDK-së.Ndërkaq, 152 delegatë votuan për shkarkimin e tij, ndërsa pesë fletëvotime u shpallën të pavlefshme.Me këtë rezultat, Abdixhiku mbetet në krye të LDK-së, duke siguruar mbështetjen e shumicës së delegatëve të pranishëm në Kuvendin e jashtëzakonshëm.Kuvendi ishte thirrur me kërkesë të një grupi delegatësh, të cilët kërkuan shkarkimin e Abdixhikut pas rezultateve të fundit zgjedhore dhe zhvillimeve të brendshme në parti.Gjatë punimeve të Kuvendit, Abdixhiku e cilësoi nismën për shkarkimin e tij si "të gabuar, të pavend dhe të pakohë", ndërsa kundërshtarët e tij argumentuan se LDK-ja kishte nevojë për reflektim pas rezultateve zgjedhore.Votimi i së enjtes konfirmon Abdixhikun si kryetarin e katërt në historinë e LDK-së që vazhdon mandatin në krye të partisë, pavarësisht sfidës së brendshme për largimin e tij./Telegrafi.