None
SQ
Pavarësisht paraqitjes fantastike të Ballkanit, përballja me Bohemians shkon në vazhdime
['Kemajl Berisha', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Lavdim Pireva', 'Vjola Cuci', 'Edonis Bytyqi', 'Nol Elshani', 'Eliza Hajzeri', 'Muhamet Hajrullahu', 'Driton Gajraku']
Telegrafi
Pas humbjes në udhëtim, Ballkani e ka kompletuar përmbysjen ndaj Bohemians, por nevojiten vazhdimet për të parë se cila skuadër do të avancojë tutje.“Xhebrailat” zhvilluan një paraqitje fantastike në “Fadil Vokrri” për të fituar me rezultat 3-2, megjithatë shkaku që ndeshja e parë përfundoi me rezultat 1-2, nevojiten vazhdimet.Valentin Serebe shënoi pas vetëm 10 minutave lojë për të kaluar Ballkanin në epërsi.Mysafirët u rikthyen në lojë përmes James-Taylor, që u tregua i saktë nga pika e bardhë (20’).Sidoqoftë, Ballkani ishte shumë më mirë në pjesën e dytë, ku riktheu menjëherë epërsinë – këtë herë përmes Giovanni që shënoi nga afërsia pas asistimit të Serebe (50’).Serebe ishte prapë protagonist edhe te goli i tretë, ku këtë herë asistoi për Toni Domgjonin që shënoi pas një supergoli (58’).Kur mendohej se Ballkani po e siguronte kualifikimin, mysafirët u riktheyn në lojë falë Hickey që shënoi nga afërsia (88’).Kësisoj, tani do të nevojiten vazhdimet për të parë nëse do të ketë fitues./Telegrafi/