None
SQ
Ballkani nuk ia del sërish në penallti, mposhtet nga Bohemians dhe eliminohet nga garat evropiane
['Kemajl Berisha', 'Amir Jakupi', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Lavdim Pireva', 'Vjola Cuci', 'Edonis Bytyqi', 'Nol Elshani', 'Driton Gajraku', 'Muhamet Hajrullahu']
Telegrafi
Njësoi si vitin e kaluar, Ballkani sërish është përshëndetur me garat evropiane pas humbjes në penallti. Këtë herë ndaj skuadrës irlandeze Bohemians.“Xhebrailat” zhvilluan një paraqitje fantastike në kohën e rregullt, por një gol i vonshëm ndikoi që rezultati të bëhet 3-2 dhe të shkojë në vazhdime, e pastaj në 11-metërsh.Valentin Serebe e hapi serinë e golave për të shënuar pas vetëm 10 minutave lojë.Megjithatë, mysafirët u rikthyen përmes James-Taylor që ishte i saktë nga pika e bardhë (20’).Ballkani ishte fantastike në fillimin e pjesës së dytë, ku Giovanni shënoi nga afërsia pas asistimit të Serebe për ta rikthyer epërsinë (50’).Vetëm tetë minuta më vonë, Serebe dhuroi një tjetër asistim – këtë herë te Toni Domgjoni për ta bërë rezultatin në 3-1 (58’).Kur mendohej se Ballkani siguroi avancimin, mysafirët u rikthyen në lojë përmes Hickey që shënoi nga afërsia dhe dërgoi ndeshjen në vazhdime (88’).As në dy pjesët nga 15 minuta nuk kishte gol kësisoj u nevojiten nga penalltia, ku Bajram Jashanica rezultoi të jetë fytyra tragjike.Vetëm Jashanica dështoi ta dërgonte topin në rrjetë, me mysafirët që ishin të pagabueshëm për të realizuar pesë sosh./Telegrafi/