Malisheva pavarësisht fitores në ndeshjen e parë, ka pësuar humbje në udhëtim te gjiganti skocez Hibernian, për t’u eliminuar nga garat evropiane.Malisheva nuk arriti t’i bëjë ballë presionit të ekipit skocez, të cilët fituan me rezultat të thellë 4-1.Pas vetëm nëntë minutave lojë, Elding kaloi Hibernianin në epërsi pas asisitmit të Boyle (9’).Ndërsa, ishte Passlack që dyfishoi epërsinë vetëm gjashtë minuta më vonë (15’).Golin e përmbysjes e realizoi Lowe që u gjend në vendin e duhur për të shënuar nga afërsia pas asistimit të Elding (35’).Kurse, fitoren dhe kualifikimin e vulosi Boyle me një gol nga distanca (57’).E tëra që bëri Malisheva ishte goli i nderit i shënuar përmes Bajraktarit pas asistimit të Dulajt (83’).Kësisoj, Malisheva njësoi si Ballkani e Dukagjini e mbyllë këtë rrugëtim evropian në raundin e dytë kualifikues./Telegrafi/