Pas përfundimit të Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së, Haziri tha se Abdixhiku tash duhet të rikthejë autorizimin për të vazhduar me “kërkesën e dytë”, të cilën ai e cilësoi si të rëndësishme për tejkalimin e situatës politike në vend. “Abdixhiku nesër e rikthen autorizimin për kërkesën e dytë, e që është po aq e rëndësishme, për bashkëpunimin dhe përfundimisht thyerjen e këtij çarku të mbyllur politik në të cilin ka hyrë Kosova”, ka deklaruar Haziri. Ai tha se LDK-ja do të angazhohet për, siç u shpreh, përfaqësimin e interesit të Republikës, qytetarëve dhe të subjektit që ai përfaqëson. “Nga nesër e tutje në mënyrën e njëjtë duhet të përballohet edhe përmbushja e kërkesës së dytë”, shtoi Haziri. “Marrëveshje për të gjitha ose asgjë; kriter i dytë agjenda shtetërore, politikat sektoriale, programet qeverisëse dhe e treta ndarja e përgjegjësive konform të dy të parave”, tha ai.