Nënë Mara e hapi kapakun e magjes dhe pa në hambar një gjysmë grushti miell, që strukej në njërin cep të saj. Pastaj futi edhe dy të tjera, e pas tyre edhe të tjera, derisa në hambar u mblodh një grumbull i tërë tallashi. "Edhe në qoftë se s'kanë çfarë të hanë, të paktën t'u ngopet syri kur ta shohin," mendoi me vete. Sapo të vijë vera, do të të blej një pulë të bukur, më të bukurën pulë. Të gjithë kthyen sytë nga livadhi përpara shtëpisë, prej nga një burrë, me thes në shpinë, vinte drejt tyre.