None
SV
Dinamo City triumfon bindshën ndaj skuadrës sllovene
[]
Futboll - Bota Sot
Dinamo City ka siguruar kualifikimin në raundin e tretë të UEFA Conference League, pasi triumfoi me rezultatin bindës 3:0 ndaj skuadrës sllovene të Aluminij në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena”.
Goli i avantazhit erdhi në minutën e 23-të, kur Berisha shërbeu për Vilën, i cili dërgoi topin në rrjetë pas disa tentativave të njëpasnjëshme në zonën kundërshtare.
Edhe në pjesën e dytë Dinamo City ruajti kontrollin e lojës dhe administroi mjaft mirë epërsinë.
Goli që vulosi fitoren u shënua nga Fabjan Perndreca, i cili realizoi me kokë pas një goditjeje nga këndi, duke i dërguar shifrat përfundimtare në 3-0.
Me këtë fitore, Dinamo City avancon në raundin e tretë të UEFA Conference League, ku do të përballet me skuadrën letoneze të Auda-s.