Të premten do të hapen dyert e festivalit Sunny Hill, me fillim nga ora 12:00. Organizatorët kanë bërë të ditur se shiritat e dorës, të cilët zëvendësojnë biletat, mund të tërhiqen vetëm deri në orën 23:00. Organizatorët kanë bërë të ditur se shiritat e dorës, të cilët zëvendësojnë biletat, mund të tërhiqen vetëm deri në orën 23:00. Më 1 gusht, në skenën kryesore do të performojë këngëtari skocez Lewis Capaldi, i cili pritet të dalë para publikut në orën 22:30. Edicioni i sivjetmë do të mbyllet më 2 gusht me performancën e DJ-it të njohur botëror Martin Garrix, i cili rikthehet për herë të dytë në skenën e Sunny Hill dhe pritet të performojë nga ora 22:30.