Supermodelja Irina Shayk duket se ka nisur një histori të re dashurie. Ata janë njohur përmes miqve të përbashkët disa muaj më parë dhe po shfrytëzojnë verën për të qenë sa më pranë njëri-tjetrit, përpara se basketbollisti të rikthehet në përgatitjet për sezonin e ri të NBA-së. Të dy kanë qenë më parë në qendër të vëmendjes për lidhjet e tyre me emra të njohur. Irina Shayk ka pasur një marrëdhënie me aktorin Bradley Cooper, me të cilin ka edhe një vajzë. Nga ana tjetër, Devin Booker ka qenë në një lidhje me Kendall Jenner nga viti 2020 deri në vitin 2022.