Qeveria spanjolle ka vendosur të dërgojë forca ushtarake në qytetin autonom të Ceutës, në bregdetin verior të Afrikës, pas hyrjes së më shumë se 1,500 emigrantëve të parregullt nga Maroku. Sipas raportimeve, të paktën nëntë persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjes për të kaluar kufirin. Ministria e Brendshme e Spanjës bëri të ditur se 60 ushtarakë do t’i bashkohen forcave të Gardës Civile për të forcuar masat e sigurisë në enklavë. “Forcat e armatosura do të mbështesin Gardën Civile në përmbushjen e detyrave të saj dhe në çdo veprim të nevojshëm për garantimin e sigurisë në qytetin e Ceutës”, thuhet në njoftimin e ministrisë. Ai vlerësoi bashkëpunimin me Marokun dhe bëri të ditur se të dyja vendet do të punojnë për kthimin sa më të shpejtë në Marok të personave që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin spanjoll.