None
SQ
Tentuan të përfitojnë 1 milion e 550 mijë euro me dokumente false, Policia zbulon skemën e mashtrimit
[]
Bota Sot
Policia e Kosovës ka zbardhur një rast të dyshuar të falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit, ku janë përfshirë tre persona.
Njësitë e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, kanë siguruar prova dhe informacione që dyshohet se dëshmojnë përfshirjen e tre shtetasve kosovarë në falsifikimin e dokumenteve të ndryshme zyrtare.
Sipas Policisë, të dyshuarit dyshohet se kanë falsifikuar pasaporta, letërnjoftime, certifikata dhe dokumente të tjera, të cilat më pas i kanë përdorur si dokumente të vërteta.
Njoftimi:Policia e Kosovës, me njësitë e saj nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë kanë arritur të sigurojnë informata/prova, të cilat dëshmojnë se tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë, dyshohet se kanë falsifikuar dokumente të ndryshme, si pasaporta, letërnjoftime, çertifikata etj., me ç’rast dyshohet se i kanë përdorur si dokumente të vërteta.
Të dyshuarit me dokumentet e falsifikuara kanë tentuar që në mënyrë të kundërligjshme të bëjnë shitblerje të tokave, me qëllim që të përfitojnë shumën prej 1 milion e 500 e 50 mijë euro, ku me këtë rast dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘bashkëkryerja’, ‘ndihma’, ‘mashtrimi’ dhe ‘falsifikimi i dokumenteve’.