None
SQ
Shqipëria drejt misionit në Gaza, qeveria miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve
[]
Shqipëria - Bota Sot
Shqipëria ka nisur zyrtarisht procedurat për t'u bërë pjesë e misionit ndërkombëtar të stabilitetit në Gaza.
Projektligji parashikon që numri maksimal i efektivëve shqiptarë në mision të jetë 40 ushtarakë.
Pas dislokimit të tyre do të përcaktohet numri përfundimtar i trupave që do të dërgohen në Gaza, si edhe vendndodhja ku do të vendosen.
Sipas qeverisë, pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë operacion do të zhvillohet në përputhje me mandatin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit.
“Republika e Shqipërisë do të ketë një përfaqësi në Gaza duke filluar fillimisht me katër oficerë shtabi.