Mund të themi se ishte një reagim vetëm sa për të thënë. Vetë teksti i reagimit të BE-së ishte sikur të ishin marrë vesh me Vuçiqin se si të reagohet. Pra të shkruhet vetëm rreth dialogut, i cili, me sa duket nuk ka dialog, dhe nuk do të duhej të kishte fare dialog, deri sa Serbia e mban në Kushtetutën e saj Kosovën si pjesë të sajë. Më parë do duhej ta hiqte nga kushtetuta, ta njihte Pavarësinë e Kosovës e mëpastaj të flitej, të bisedohej vetëm për marrëdhëniet ndërshtetërore, jo rreth diçka tjetër. Kështu, deri sa Kosova kërcënohet nga Serbia, nuk di se do të ketë kuptim edhe dialogu, sepse nuk do të ketë asnjë sukses.