None
IT
Konsullata serbe në Shkodër, fillimi i defaktorizimit të Kosovës?”
[]
Opinione - Bota Sot
Ditëve të fundit po vërej që ka pak apo aspak interesime analitike, si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova, për një iniciativë (lexo: djallëzi apo kurth!)
të re, të cilën Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, e bëri të ditur se Serbia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje në parim për hapjen e përfaqësive konsullore në Shkodër dhe Bujanoc.
E dyta, për Kosovën, rreziku nuk ndërlidhet domosdoshmërisht vetëm me aktin dhe faktin e hapjes së një konsullate (absurde, në gjykimin tim) serbe në Shkodër, por ekskluzivisht me fillimin e ndryshimit të arkitekturës së marrëdhënieve aktuale.
Pra, nëse Serbia arrin të ndërtojë marrëdhënie të drejtpërdrejta dhe të qëndrueshme me shtetin shqiptar pa e vendosur Kosovën në qendër të dialogut politik shqiptaro-serb, atëherë pesha strategjike e Kosovës mund të zbehet dukshëm në proceset dhe zhvillimet e ardhshme në këtë pjesë ende të brishtë të kontinentit.
Megjithatë, pyetja milionëshe mbetet të marr përgjigjen e duhur se nëse, përmes kësaj iniciative nga ana e Serbisë, do të fillojë të ndërtohet një arkitekturë e re e marrëdhënieve shqiptaro-serbe përmes diplomacisë së konsullatave, apo këtu kemi të bëjmë me një strategji të re të defaktorizimit të shtetit të Kosovës…?