Në prag të Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, veprimtari Saim Tahiraj u ka bërë thirrje delegatëve që të votojnë me përgjegjësi dhe të vendosin në interes të unitetit të partisë dhe të së ardhmes së vendit. Në një deklaratë për “Bota sot”, Tahiraj theksoi se vendimi që do të merret në Kuvend nuk ka të bëjë vetëm me zgjedhjen e një kryetari apo drejtimi politik, por edhe me orientimin e ardhshëm të LDK-së dhe të Kosovës. “Nesër nuk do të votoni vetëm për një kryetar apo për një drejtim politik. Nesër do të vendosni për të ardhmen e LDK-së dhe, në një masë të madhe, edhe për drejtimin që do të marrë Kosova. Çdo votë që do të hidhni do të jetë një mesazh për qindra mijëra anëtarë, veprimtarë dhe mbështetës të LDK-së, të cilët presin nga ky kuvend një gjë të vetme: unitetin.