Kjo situatë e favorizon organizatën armiqësore Lista Srpska, e cila është krijuar dhe mobilizuar vetëm për ta destabilizuar dhe shkatërruar shtetin e Kosovës. Agim AliçkajKrahas kësaj, Aliçkaj u dal edhe te bisedimet mes LVV-së dhe LDK-së për një marrëveshje të mundshme për krijimin e institucioneve të reja. Në fund, ai shtoi se qeverisja për këtë mandat i takon Kryeministrit Kurti, ndërsa Presidenca i takon popullit. Le ta marrin vesh të gjithë, nëse duan të ekzistojnë si parti dhe të kemi shtet: qeverisja për këtë mandat i takon Kryeministrit Kurti, ndërsa Presidenca i takon popullit. Kush e shkel vullnetin e popullit, shkel mbi rezistencën shekullore, luftën çlirimtare dhe gjakun e heronjve dhe të të gjitha viktimave të gjenocidit serb”, përfundoi Agim Aliçkaj për “Bota sot”.