None
FI
A do ta fitojë Abdixhiku një mandat të ri? Halili tregon çfarë pritet nga Kuvendi
[]
Politika - Bota Sot
Analisti politik, Nijazi Halili ka folur për “Bota sot” rreth situatës së krijuar në LDK para Kuvendit të Jashtëzakonshëm.
Halili ka deklaruar se debatet e zhvilluara deri më tani pasqyrojnë ekzistencën e qasjeve të ndryshme brenda partisë, të cilat janë pjesë e një procesi normal demokratik.
Reagimet dhe qëndrimet e shfaqura deri më tani dëshmojnë se brenda LDK-së ekzistojnë qasje të ndryshme për mënyrën e organizimit dhe të pozicionimit politik.
Nëse Lumir Abdixhiku e fiton besimin për një mandat tjetër, kjo do të interpretohet si vazhdimësi e kursit aktual dhe si një konfirmim i mbështetjes për drejtimin e deritanishëm të partisë.
Nëse ndodh e kundërta, atëherë LDK do të hyjë në një fazë të re politike, ku do të hapet gara për një lidership të ri dhe për një rikonfigurim të prioriteteve të saj”, ka thënë ai.