None
SQ
Bozhinovska në takim me Varns: Pavarësia energjetike është çelësi për një shtet të qëndrueshëm
[]
Maqedonia - Bota Sot
Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, dje zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Nicole Varns.
Duke theksuar rëndësinë e projekteve strategjike në sektorin e energjisë, e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së, Nicole Varns, vlerësoi përpjekjet e ministres Sanja Bozhinovska dhe të Ministrisë të orientuara drejt arritjes së pavarësisë energjetike të vendit, të cilat, siç u theksua, janë kyçe për krijimin e kushteve për një shtet të qëndrueshëm dhe të begatë.
"Investimi në sektorin e energjisë është investim në të ardhmen.
Po punojmë me ritëm të përshpejtuar për realizimin e projekteve energjetike, por edhe për përmbushjen e obligimeve që dalin nga Agjenda e Reformave.
Përfitimet nga projektet që po realizojmë do të jenë të dukshme dhe konkrete, në dobi të qytetarëve dhe të shtetit”, deklaroi ministrja Bozhinovska gjatë takimit.