Deputetja e Lidhjes së Shqiptarëve, Ilire Dauti, bllokoi foltoren e Kuvendit, pasi më herët kërkoi ndërprerjen e seancës për pyetje parlamentare, me arsyetimin se nuk kishte marrë përgjigje me shkrim nga Qeveria për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. “Unë kërkoj, në emër të të gjithë deputetëve, që kjo seancë të ndërpritet, sepse nuk ka kuptim të vazhdohet me pyetjet e tjera. Nuk do të largohem sot nga kjo foltore derisa të marr përgjigje për pyetjen që e parashtrova herën e kaluar dhe për të cilën kryeministri duhej të përgjigjej. Ose dilni këtu dhe jepni përgjigje, ose kjo seancë nuk do të vazhdojë”, tha Ilire Dauti. Kryeparlamtari tha se ligjin do ta vendosë në procedurë, atëherë kur ai do të vlerësojë se është moment i përshtatshëm.