Ka shumë gjasa që të ndërmerren edhe veprime në rrugë administrative dhe civile. Në krye të grupit të banorëve është Ludivine Daurignac, e cila humbi shtëpinë nga zjarri. Nuk kishte askënd që të na udhëzonte dhe nuk morëm asnjë mesazh alarmi”, tha ajo. Një tjetër banore, Delphine, e cila humbi banesën pranë Route des Lacs, shprehet se “Le Porge u sakrifikua për të mbrojtur gadishullin e Cap-Ferret”. Tashmë do t’i takojë drejtësisë franceze të shqyrtojë nëse pretendimet e banorëve kanë bazë dhe nëse Le Porge u la qëllimisht në mëshirë të fatit për të mbrojtur zonën elitare të Cap-Ferret.