Pas rekordeve të thyera të mërkurën, MeteoSwiss paralajmëron se dita e sotme mund të jetë më e nxehta e valës aktuale të të nxehtit. Pas temperaturave rekord të regjistruara të mërkurën, Zvicra po përgatitet për ditën më të nxehtë të valës aktuale të të nxehtit, me temperatura që në disa rajone pritet të arrijnë deri në 38 gradë Celsius, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, kjo nuk do të pengojë rritjen e temperaturave, të cilat pritet të arrijnë kulmin gjatë ditës. Në ultësirat e veriperëndimit të Zvicrës temperaturat do të lëvizin nga 32 deri në 38 gradë, ndërsa në pjesën tjetër të Zvicrës gjermanishtfolëse priten 31 deri në 36 gradë. Në Zvicrën perëndimore termometri do të shënojë 33 deri në 35 gradë, ndërsa në rajonin perëndimor të Liqenit të Gjenevës dhe në Luginën e Ronës temperaturat mund të arrijnë sërish 38 gradë.