None
EN
I shpërthen dinamiti gjatë peshkimit, humb jetën 65-vjeçari në Himarë
['Kemajl Berisha', 'Amir Jakupi', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Enver Robelli', 'Nol Elshani', 'Driton Gajraku', 'Muhamet Hajrullahu', 'Edonis Bytyqi', 'Agnesa Saraçi']
Telegrafi
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në zonën e Porto Palermos, në Himarë, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pas shpërthimit të një lënde plasëse të llojit dinamit.Sipas të dhënave paraprake, 65-vjeçari dyshohet se po peshkonte duke përdorur një lëndë artizanale plasëse, e cila i ka shpërthyer në dorë, shkruan euronews.al.Si pasojë e shpërthimit, ai ka marrë dëmtime të rënda në trup dhe gjymtyrë. Pavarësisht ndërhyrjes dhe transportimit drejt spitalit, 65-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës.Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.