Sipas tij, prokuroria kishte komunikuar prej javësh me autoritetet franceze dhe kishte shkëmbyer informacion jo vetëm për kapjen e Beqirajt, por edhe për veprimet e tij të tjera që lidhen me hetimin. “Prokuroria, në çdo rast, sapo merr urdhrin e gjykatës, e dërgon për ekzekutim pranë organit që ka detyrën përkatëse. Prokuroria e ka ditur se ku ai ndodhej dhe ka dërguar letërporosi para se ai të arrestohej”, tha Braho. Ermal Beqiraj u arrestua në Francë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me kërkesë të SPAK për dosjen “AKSHI”. Beqiraj ndodhet aktualisht në paraburgim në Francë dhe pritet të ndiqen procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.