Duke folur në ditën e tretë të punimeve në këtë lokacion, ajo tha se mbetjet e gjetura në këtë zonë janë konfirmuar me prejardhje njerëzore, ndërsa ka kërkuar që të ruhet integriteti i hetimeve dhe të respektohen familjet e personave të zhdukur. “Tash ajo çfarë është konfirmuar është që mbetjet janë me prejardhje njerëzore. Tani duhet të presim punën e institucioneve kompetente për ekzaminime dhe për identifikim. Tutje Haxhiu e akuzoi lidershipin e Serbisë për fshehje të krimeve të luftës, përfshirë edhe trupat e shqiptarëve të vrarë. Pra, nuk mund të ketë paqe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për sa kohë kemi varreza të fshehura, për sa kohë kemi arkiva të mbyllura dhe për sa kohë kemi mohim të së vërtetës nga ana e Serbisë.