None
EN
Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një 2-vjeçari në një kopsht privat, arrestohet edukatorja në Tiranë
['Kemajl Berisha', 'Amir Jakupi', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Nol Elshani', 'Driton Gajraku', 'Muhamet Hajrullahu', 'Edonis Bytyqi', 'Agnesa Saraçi']
Telegrafi
Një 32-vjeçare, me profesion edukatore në një kopsht privat, është vënë në pranga nga policia e Tiranës këtë të enjte, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar.Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë edukatorja B. H., 32 vjeçe, e cila dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të miturit në ambientet e kopshtit.“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasen B. H., 32 vjeçe, me detyrë edukatore në një kopsht privat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar, në ambientet e kopshtit ku punonte”, thuhet në njoftimin e policisë.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.