None
EN
“Gasolina” e Dhurata Dorës dhe Gjestit ‘shpërthen’ në Evropë - ngjitet në krye të trendeve
['Kemajl Berisha', 'Amir Jakupi', 'Egzona Shigjeqi', 'Lavdi Rexhepi', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Nol Elshani', 'Muhamet Hajrullahu', 'Driton Gajraku', 'Edonis Bytyqi']
Telegrafi
Bashkëpunimi i ri mes Dhurata Dorës dhe Gjestit, “Gasolina”, po shënon një sukses të menjëhershëm vetëm pak ditë pas publikimit, duke u renditur mes këngëve më të dëgjuara në disa vende të Evropës.Ka qenë vetë Gjesti ai që ka ndarë lajmin me ndjekësit përmes një postimi në InstaStory, ku ka publikuar renditjen e këngës në listat e trendeve.Sipas pamjes së publikuar nga këngëtari, “Gasolina” mban vendin e parë në Zvicër, Gjermani, Itali dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në Austri renditet në vendin e katërt.
Foto: InstagramKrahas postimit, Gjesti ka shkruar me humor: “1-sh n’shkollë. 1-sh n’muzikë. Kurrë s’mu nda 1-shi. Ju duaaaaa”, duke falënderuar fansat për mbështetjen që i kanë dhënë projektit.Që nga publikimi, “Gasolina” ka marrë miliona klikime dhe ka qenë një nga këngët më të komentuara në rrjetet sociale, ku ritmi dhe bashkëpunimi mes dy artistëve janë pritur mjaft mirë nga publiku.Ky sukses konfirmon edhe një herë popullaritetin e Dhurata Dorës dhe Gjestit, të cilët vazhdojnë të dominojnë skenën muzikore shqiptare dhe të zgjerojnë ndikimin e tyre edhe jashtë trojeve shqiptare.Me ritmin që po ndjek, kënga pritet të vazhdojë të ngjitet në klasifikimet muzikore dhe të mbetet një nga hitet më të dëgjuara të kësaj vere. /Telegrafi/
- YouTube
www.youtube.com