“Unë kërkoj, në emër të të gjithë deputetëve, që kjo seancë të ndërpritet, sepse nuk ka kuptim të vazhdohet me pyetjet e tjera. Nuk do të largohem sot nga kjo foltore derisa të marr përgjigje për pyetjen që e parashtrova herën e kaluar dhe për të cilën kryeministri duhej të përgjigjej. Kryeparlamtari tha se ligjin do ta vendosë në procedurë, atëherë kur ai do të vlerësojë se është moment i përshtatshëm. “Do ta shfrytëzoj të drejtën time për të vlerësuar dhe vendosur se kur është momenti më i përshtatshëm që ky ligj të hidhet në votim. Dua që qytetarët dhe opozita ta dinë se nuk planifikojmë ta miratojmë fshehurazi.