None
SQ
"Ai është më i mirë se ti", Ronaldo zbulon lojtarin që djali i tij ia shikon videot
['Muhamet Hajrullahu', 'Driton Gajraku', 'Besnike Salihu', 'Elfije Boletini', 'Kemajl Berisha', 'Bau Market', 'Vipa Chips', 'Lavdim Pireva', 'Bardh Maxhuni', 'Shkumbin Pireva']
Telegrafi
Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka zbuluar se djali i tij, Mateo, shikon video të sulmuesit të Real Madridit, Kylian Mbappe, dhe i thotë se francezi është më i mirë se ai.
“Djali im Mateo shikon video në YouTube të Mbappes, Bellinghamit dhe Camavingas dhe më thotë se Mbappe është më i mirë se unë.
I them se kam shënuar më shumë gola, pas së cilës i kujtoj se Mbappe humbi një penallti, dhe ai thotë: ‘Edhe ti humbe’”, ka thënë fillimisht Ronaldo.
“Do t'i mësoja si të luante si 9-sh sepse as unë nuk kam lindur si sulmues.
E mësova atë pozicion", tha Ronaldo, duke kujtuar se si u zhvillua nga një sulmues anësor në një nga golashënuesit më të frytshëm të të gjitha kohërave në futboll.