None
SQ
Rama: Prishtina u shndërrua në skenë të artit botëror me përmbylljen e festivalit “Rame Lahaj”
['Shkumbin Pireva', 'Besnike Salihu', 'Eliza Hajzeri', 'Kemajl Berisha', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Driton Gajraku', 'Agnesa Saraçi', 'Nol Elshani', 'Enver Robelli']
Telegrafi
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka vlerësuar përmbylljen e edicionit të gjashtë të “Rame Lahaj International Opera Festival”, duke theksuar se kryeqyteti u shndërrua edhe një herë në një skenë të artit botëror.Rama ka bërë të ditur se artistë me renome ndërkombëtare sollën emocione dhe performanca artistike të nivelit të lartë në zemër të Prishtinës, duke e kthyer festivalin në një ngjarje të rëndësishme kulturore.“Kultura është ajo që i jep shpirt qytetit dhe e lidh atë me botën”, ka shkruar Rama.Sipas Ramës, festivale të këtij niveli jo vetëm që pasurojnë jetën kulturore të qytetit, por edhe e forcojnë imazhin e Prishtinës si një qendër që mirëpret artin, kulturën dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. /Telegrafi/