None
SQ
Basha: Po vazhdojnë punimet për rehabilitimin e rrugës Arllat–Malishevë me investim prej 1.85 milionë eurosh
['Kemajl Berisha', 'Amir Jakupi', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Agnesa Saraçi', 'Driton Gajraku', 'Nol Elshani', 'Muhamet Hajrullahu', 'Edonis Bytyqi']
Telegrafi
Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit Dimal Basha ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për rehabilitimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë, një projekt që synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.Sipas Bashës, projekti përfshin rehabilitimin e rreth 11.7 kilometrave rrugë, me një investim prej rreth 1.85 milionë eurosh.Ai ka theksuar se ky është vetëm një nga projektet që Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po realizon në Komunën e Malishevës, me synim përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët.
Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë
Basha ka bërë të ditur se investimet në infrastrukturën rrugore mbeten ndër prioritetet e ministrisë, duke theksuar se ato do të ndikojnë në lehtësimin e qarkullimit, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për banorët e kësaj zone. /Telegrafi/