None
SQ
Arrestohet një person në Lipjan për ngacmim seksual
['Kemajl Berisha', 'Amir Jakupi', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Elfije Boletini', 'Driton Gajraku', 'Enver Robelli', 'Nol Elshani', 'Muhamet Hajrullahu', 'Edonis Bytyqi']
Telegrafi
Një person është arrestuar në Lipjan nën dyshimin për veprën penale “Ngacmim seksual”.Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 29 korrik, rreth orës 16:00.Policia njofton se i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se e ka ngacmuar në mënyrë të vazhdueshme një grua.“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti vazhdimisht e ka ngacmuar viktimën femër kosovare”, thuhet në njoftimin e Policisë.Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit dhe ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet. /Telegrafi/