None
CA
Befason ish - piloti i Formula 1
[]
Formula 1 - Bota Sot
Ish-piloti i Formula 1, Huan Pablo Montoja, ka deklaruar se rikthimi i kampionatit në Malajzi do të favorizojë Maks Vershtapenin, si dhe liderin aktual të kampionatit, Kimi Antonelin.
Formula 1 konfirmoi së fundmi se Çmimi i Madh i Bahrejnit, i cili u anulua në prill për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, do të zëvendësohet me pistën e Sepangut në Malajzi, gjatë fundjavës 2-4 tetor.
Mendoj se është një pistë fantastike për një pilot si Vershtapen, i cili pëlqen ta sfidojë makinën dhe ta çojë në limit.
Çmimi i Madh i Bahrejnit, i cili do të zhvillohet në Malajzi, do të jetë pjesë e një serie prej tri garash radhazi.
Çmimi i Madh i Azerbajxhanit do të zhvillohet më 24-26 shtator, i Bahrejnit më 2-4 tetor, ndërsa Çmimi i Madh i Singaporit më 9-11 tetor.